10 shkurt 2015 –  Taulant Toma, 30vjeç është njëri nga shqiptarët më të famshëm për sa i përket aventurave me arratisje nga burgu. Ai është arratisur dy herë nga burgjet italiane (nga Burgu i Ternit dhe nga Burgu i Burlas), si edhe dy herë nga burgjet e Belgjikës. Kësaj rradhe ka një lajm të mirë edhe për Taulantin 30 vjeçar. 

Gjykata e Novarës në Itali i dha Taulantit pafajësinë për mungesë provash, në lidhje me akuzën e grabitjes me dhunë të një filiali të Bankës Karixhe (Carige). Grabitja  e bankës ndodhi në 9 maj 2007, por kalvari gjyqësor mbaroi vetëm këtë të hënë, më 10 shkurt 2015.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/