10 shkurt 2015 – Kryetari i PDSh-së Lulzim Basha emëroi zonjën Dejana Burgia si sekretare të Degës së PD-së Durrës. Zonja Burgia është martuar në një familje durrsake, e cila u bë pjesë e Partisë Demokratike që në janar-shkurt të vitit 1991.
Zonja Burgia ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së Zyrës së Punës në Durrës gjatë mandatit të dytë të PD-së. Bashkëshorti i saj (me aktivitet privat në fushën e turizmit) ishte një nga kandidaturat për kryetar të Degës së PD-së Durrës, në zgjedhjet e fundit për kryetar të kësaj dege. Kompletimi i hierarkisë së Degës së PD-së Durrës duket si një hap i mirëmenduar për ta përgatitur këtë degë, që t’i kushtohet maksimalisht mbarëvajtjes së fushatës së ardhshme zgjedhore për pushtetin vendor.
I urojmë suksese zonjës Burgia në detyrën e saj të re!
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





