DURRËS, 10 shkurt 2015 –  Vetë Presidenti i Grupit “Kurum” Hashmet Bedii Kürüm ishte i pranishëm në tryezën rajonale “Informalitet në gazetari dhe kriza sociale në media”, të zhvilluar në kuadrin e “Ditës së Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë” (edicioni II). Veprimtaria, e organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), RessEgnatia, degët e UGSH-së Durrës dhe Elbasan, me financimin e “Kurum”-it, u zhvillua  të martën, më10 shkurt 2015, në hotel “Palace” të plazhit të Durrësit. 

Ishin të pranishëm gazetarë nga Durrësi, Elbasani dhe qytetet e tjera, akademiku Kopi Kyçyku, analistë të njohur nga kryeqyteti, gazetarë turq, kosovarë dhe malazezë. Kryetari i UGSH-së Aleksandër Çipa i dorëzoi, mes duartrokitjeve, një certifikatë partneriteti Presidentit të Grupit “Kurum” Hashmet Bedii Kürüm.

Fill, me të mbaruar tryeza rajonale, teksa të pranishmit po i drejtoheshin autobusit që do t’i çonte në port, “Dyrrah”-u pa të hynte në hotel kryeministri Edi Rama, që takoi për disa çaste analistin Andrea Stefani. Grupi i shoqërimit nuk e lejoi “Dyrrah”-un të fotografonte momentin e vizitës jozyrtare në Durrës të shefit të Ekzekutivit. 

Pastaj gazetarët shkuan në portin më të madh të vendit, ku u pritën nga drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës (APD), Gazmend Shalsi. Gjatë takimit të organizuar në sallën e konferencave, Shalsi vlerësoi misionin e punonjësve të shtypit dhe të medies në përgjithësi, dhe i ftoi ata për bashkëpunime të mëtejshme, duke kujtuar njëkohësisht rëndësinë e vërtetësisë së lajmit.

U bë një shëtitje e shkurtër në terminalin e kontejnerëve, në pronësi të grupit “Kurum”. 

Në fund u shtrua një drekë në restorant-picerinë “2 Kitarat”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/