10 shkurt 2015 –  Policia e shtetit rumun ka vënë në pranga mbi 30 prezantuese dhe modele të televizioneve, pasi akuzohen për përfshirjen në një rrjet prostitucioni. Mësohet se ata e kanë zgjedhur këtë rrugë për të fituar shuma të mëdha parash, që arrinin deri në 10 mijë euro nata. Lajmi është bërë i njohur nga prestigjiozja "Dailymail", sipas së cilës, disa prej prezantueseve të njohura kanë shfrytëzuar edhe shtëpitë e tyre për rrjetin e prostitucionit.

Ndërkohë, lajmi ka befasuar edhe vetë televizionet në Rumani, pas arrestimit të 30 prezantueseve dhe modeleve, nga një hetim i nisur në Bukuresht.  

Ndërkaq është bërë e ditur se policia vendase vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.