10 shkurt 2015 – Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë disa vendime lidhur me ndeshjet e shumë përfolura si të trukuara.
Komisioni i mbledhur më datë 10.02.2015, pasi u njoh me materialet e paraqitura nga sekretariati teknik dhe pasi diskutoi çështjet në tëresi vendosi masa të ashpra për portierin e Teutës Alfred Osmani, si dhe për mbrojtësin e Elbasanit, Arjan Pishën.
Të dy këta futbollistë janë pezulluar me nga 6 muaj secili. Ndërkohë, në lidhje me ndeshjen KF “Flamurtari” – KS “Teuta” u rezervua e drejta për kallëzim penal, pasi çështja ka filluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
1.Lojtari i KF “Teuta”, Alfred Osmani, për komplotim në influencimin e rezultatit te ndeshjes KF “Flamurtari “- KS “Teuta” nëkundërshtim me etikën sportive, do të dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 68/1 te KDS.
2.Lojtari i KF “Elbasani”, Arjan Pisha, për komplotim në influencimin e rezultatit të ndeshjeve KF “Elbasani “- KS “Teuta” datë 10.09.2014, KF “ Elbasani”- KF “Skënderbeu” datë 25.01.2015 dhe KS “Kukësi”- KF “Elbasani” datë 31.01.2015, në kundërshtim me etikën sportive, do të dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktivtieti, bazuar në nenin 68/1 të KDS.
3.Të depozitojë kallezim penal për KF “Elbasani” dhe lojtarin Arjan Pisha.
4.Në lidhje me ndeshjen KF “Flamurtari” – KS “Teuta” , u rezervua e drejta për kallëzim penal pasi çështja ka filluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
5.Kundër këtij vendimi lejohet ankimimi.





