10 shkurt 2015 – Grupi i tifozëve të Real Madridit kanë shfaqur pakënaqësi ndaj yllit të skuadrës së tyre, Kristiano Ronaldo. i cili u shpall dhe dështimi i ndeshjes në humbjen e thellë që pësoi “Los Blankos” ndaj Atletiko Madridit. Tifozët janë irrituar me festën e organizuar nga Ronaldo në kuadër të ditëlindjes së tij, pas ndeshjes me Atletikon, duke e quajtur atë turp.
“Buzëqeshja jote, turpi ynë”- shkruajnë tifozët në bankarat e tyre. Ndërkohë kujtojmë që tre herë fituesi i “Topit të Artë” ka regjistruar paraqitje të dobëta në fushën e lojës që pas ndarjes me super modelen ruse, Irina Shayk.





