10 shkurt 2015 – Zlatan Ibrahimoviç ka bërë prezantimin e statujës së tij prej dylli të vendosur në muzeun e famshëm të Parisit, Grevin. Ish ylli i Juventusit, Milanit, Interit, Barcelonës, Ajaxit dhe Malmos, është shprehur se pas dyllit tani i duhet edhe një statujë hekuri, duke patur parasysh Kullën Eiffel.
"Është një ndjenjë e pabesueshme të kesh një statujë në muzeun Grevin. Unë jam mirënjohës për punën fantastike që keni bërë. Jam shumë krenar për këtë respekt që më bëhet, veçanërisht si një suedez", ka deklaruar Ibra.
"Është një nder i madh që të kesh një statujë në një muze të madh siç është Grevin. Unë jam shumë i lumtur me të. Hapi i ardhshëm? Unë nuk e di … Ndoshta të zëvendësohet Kulla Eiffel me një statujë Ibrahimoviç …", është shprehur ylli suedez i PSG-së.





