10 shkurt 2015 – Erdhi dhe zyrtarizimi. Pas asambleve të ortakëve të Parma FC dhe të shoqërisë që e kontrollonte Eventi Sportivi Spa, klubi emiljan ku luan edhe futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila iu shit Giampetro Manentit. Në këtë mënyrë dalin zyrtarisht nga skena Rezart Taci dhe njerëzit e tij, më saktësisht Ermir Kodra 29-vjeçari nga Lushnja dha dorëheqejen nga posti i presidentit, rol që e mori në 21 janarin e kaluar. "Detyra e presidentit që nga sot mbulohet me të gjitha efektet dhe me fuqi të plota nga Giampetro Manenti"-lexohet në komunikatën e nxjerrë nga klubi i Parmës. Komponentët e këshillit të ri administrativ do të përcaktohen në asambletë e jashtëzakonshme që do të mbahen në 19 dhe 20 shkurt dhe pronarët e rinj janë në luftë me kohën për të shëndoshur financiat e klubit.
Bisnesmeni nga Milano, Giampetro Manenti, i cili është edhe titullari i fondit slloven Mapi Grup ka siguruar se mund t'u përgjigjet detyrimeve fiskale si dhe për shlyerjen e pagave të futbollistëve që kanë përcaktuar si afat të fundit për pritjen 16 shkurtin. Siç raporton Gazzetta Dello Sport, në fund të Asamblesë, Pjetër Doka, njeriu që Rezart Taci kishte zgjedhur si President të Dastraso Holding ka deklaruar: "E shitëm për 1 Euro. Aq sa paguam ne". Problemi qëndron te borxhet".





