10 shkurt 2015 –  Mbrëmja e ndarjes së çmimeve “Grammy 2015”, u shoqërua nga artistët edhe me prekje të njëri – tjetrit në vende intime. I tillë ishte momenti kur Miley Cyrus ka prekur gjoksin e Katy Perry dhe e anasjellta. Teksa po pozonin në foto Miley prek duke qeshur Katy Perry-n, ndërsa kjo e fundit ja kthen me të njëjtën monedhë. Edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora nuk ka arritur t’i “rezistojë” pranisë së Milye-t, duke pozuar pranë saj në momente intime e shpesh duke u puthur.

As këngëtarja shqiptare Bleona Qereti nuk është distancuar nga “trendy” i këtyre pozave gjatë ceremonisë “Grammy 2015”, ku ka pozuar me Kelly Osburne. Kjo e fundit ka prekur gjoksin prej “metali” të Bleonës. Ndërsa Kim Kardashian ka lejuar vetëm partnerin e saj ta prekë në vende intime. Duke ndarë një puthje me publikun, Kanye West preku të pasmet e partneres, Kim.