10 shkurt 2015 – Një derrkuc i lindur me “fytyrë njeriu” ka çuditur këdo që e ka pare. Ai lindi në një fermë në Kinë dhe kur lajmi qarkulloi në internet, pronari i derrkucit, Tao Lu mori shumë telefonata nga persona të interesuar për këtë krijesë. Fermeri në fjalë vendosi ta mbajë për vete derrkucin e çuditshëm me fytyrë njeriu, në mënyrë që të tërhiqte turistë në të ardhmen. Por gjërat nuk shkuan sipas dëshirës së Tao Lu, pasi derrkuci nuk arriti të jetonte, pasi nuk pranoi të ushqehej me qumësht.





