10 shkurt 2015 – Pas reagimit që ka dhënë "live" në emisionin e tij, për vajzën që është përdhunuar nga babai i saj, moderatori i njohur Ardit Gjebrea, ka reaguar sërish.
Në një status në rrjetin social në Facebook, ai duke se e ka përjetuar keq atë rrëfim tronditës, në të cilën vajza shprehet se është përdhunuar që në moshën 8-vjeçare nga babai i saj.
"Një natë pa gjumë!…sepse ndërsa gjithë këta vite unë kam fjetur, një vajzë e përdhunuar që 8 vjeç nga i ati nuk ka fjetur për 7 vite ankthi në shtëpi, më pas edhe për 7 vite të tjera në një tjetër shtëpi me bashkëshortin që e la dhe me siguri edhe mbrëmë nuk i ka mbyllur sytë.
Gjithë natën pa gjumë! …sepse ajo nuk kërkoi asnjë ndihmë nga ne, asgjë, donte thjesht të jepte një mesazh; sepse ndërsa në dhomën time ndieja frymëmarrjen e vajzës sime që flinte e qetë, nuk dija si e kishte frymëmarrjen djali i saj; sepse ndërsa unë e dija që sot do vija në zyrën time të ngrohtë, ajo nuk dinte se ku do kërkonte punë.
U gdhiva i pa gjumë! …sepse nuk punoj gjakftohtë dhe i llogaritur", ka mbyllur reagimin e tij Gjebrea.
Ardit Gjebrea reagon ashpër: Kush përdhunon fëmijët, duhet të vritet
Prezantuesi i njohur i të "Dielës Shqiptare", Ardit Gjebrea, ka reaguar ashpër ndaj një historie tronditëse që është në rrëfyer në emisionin e tij.
Një vajzë ka rrëfyer historinë e saj tronditëse, e cila për vite me radhë është përdhunuar nga babai.Prezantuesi i njohur Gjebrea ka deklaruar se këto njerëz duhet të vriten.
“Kush përdhunon fëmijët duhet të theret”.
Gjebrea ka thënë se: “me të vërtetë ne duam të integrohemi por kur ndodhin këto ngjarje atëherë ai njeri duhet të dënohet me vdekje”. Edhe pak minuta më vonë ai sërish e ka theksuar këtë fjalë. Gjebrea nuk ka kërkuar falje për deklaratën e dhënë, por ka kërkuar që të mirëkuptohet nga publiku sepse edhe “unë jam njeri”, tha prezantuesi i “E Diela Shqiptare”.





