10 shkurt 2015 –  Të hënën më 9 shkurt 2015 rreth orës 11 të paradites afër qytetit të Lukës ndodhi një aksident i rëndë automobilistik. Në këtë aksident u përfshinë tre automjete: një triçikël Ape, një Nissan Micra dhe një Renault Megane.

Nga përplasja e mjeteve u bllokua trafiku për disa orë duke krijuar rradhë të gjata makinash. Pati disa të plagosur. Më rëndë, në rrezik për jetën ishte emigranti shqiptar Fatmir Gostini, 34 vjeç. Fatmiri prej vitesh banon në Itali me leje të rregullt qëndrimi.

Ai bashkë me të vëllanë Ardian Gostinin kanë një firmë të vogël ndërtimi në Luka. Kur ndodhi aksidenti Fatmiri po ngiste triçiklin Ape të firmës së vet. Fatmiri u shtrua në rrezik për jetën në repartin e reaminacionit të Spitalit San Luca.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/