10 shkurt 2015 –  Policia arrestoi dy të rinj shqiptarë si pjesëtarë të një bande, që kishte vjedhur dhjetra banesa në qytetin e Ankonës dhe rrethina.

Dy të rinjtë u kapën në një makinë Citroen 3, e cila rezultoi e vjedhur. Në makinë u sekuestruan edhe veglat e “zanatit” si trapano dore, kaçavida, darë etj. Dy të rinjtë, pasi u arrestuan, u dërguan në Burgun e Ankonës. Polica nuk ka deklaruar ende emrat e dy hajdutëve shqiptarë, por ka bërë publike fotot e tyre.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/