Në këtë periudhë secili prej nesh është i rrezikuar nga gripi. Ndaj këshillohet dhe konsumimi i disa ushqimeve të caktuara. 

Marrja e Vitaminave

Vitamina C është një aleat thelbësor i shëndetit  dhe agrumet janë të njohura për përmbajtjen e lartë të vitaminave. Kivi me siguri ka pjesën më të madhe, por është ideale nëse përzieni disa lloje të ndryshme të frutave dhe t'i dedikoni vetes një vakt të shijshëm për një fillim të mirë të ditës. Është e rëndësishme për të siguruar sasinë e mjaftueshme të vitaminës D, kështu që është ideale për mëngjes të hani edhe vezë.

Kos dhe peshk

Është koha për të rritur sasinë e ushqimeve të pasura me zink, të cilat mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e ftohjes. Ideale janë kosi dhe peshku, pasi ky i fundit përmban vitaminë D.

Speci i kuq

Specat e kuq janë të pasur me vitaminë A, e cila inkurajon zhvillimin e qelizave mukozale, gjë që ndihmon në shkurtimin e kohëzgjatjes së ftohjes dhe gripeve.

Çaji 

Që nga kohët e lashta, është i njohur fakti se çaju është një aleat ideal në luftën kundër ftohjes. Përveç kësaj, nxehtësia e tij stimulon tretjen. Nëse ju vendosni për të konsumuar çaj jeshil, ai është plot me antioksidantë dhe lufton virusin duke rritur numrin e qelizave rregullatore në trup .