·        Në radë gjigant tjetër, “Jian Qiang”, për të ngarkuar 2 5 mijë tonë klinker

DURRËS, 8 shkurt 2015 –  Të dielën, më 8 shkurt 2015, në akuatoriumin e portit po përpunoheshin dy anije. Njëra, “Princess Maria”, në kalatën / molin nr. 2 ngarkon 5700 tonë çimento me thasë për eksport, dhe, tjetra, “Vatan L” (djathtas në fotot kryesore nga Ed Gjata), shkarkon 5 500 tonë ure importi në kalatën / molin nr. 5.  Ndërkaq, të dielën, më 8 shkurt 2015, ora 8:55 paradite, në radë ka mbërritur anija “Roger” (majtas në fotot kryesore) me 2 380 tonë superfosfat importi, planifikuar për t’u përpunuar në kalatën / molin nr. 4. Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2014, nëpërmjet portit të Durrësit janë importuar mbi 90 168 tonë plehra kimike, nga të cilat 32 750 tonë nitrat ure. Është vendi të përmendet se Shqipëria, deri në mesin e viteve 1990, i prodhonte në vend plehrat kimike në uzina moderne (në fotot poshtë), madje dhe eksportonte.

Gjithashtu, të shtunën, më 7 shkurt 2013, ora 6:30 paradite, në radë, ka mbërritur nga Egjipti, gjiganti i Honkongut me flamur panamez  “Jian Qiang” me tonazh  46 807, gjatësi dhe gjerësi 187.3 m × 32.24 m. Është parashikuar  të ngarkojë në kalatën / molin nr. 11 të Terminalit Lindor 25 mijë tonë klinker për eksport.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/