7 shkurt 2015 – Petrit Diko, 47 vjeç më 7 dhjetor 201 njoftoi policinë e Kontesë Denton në Teksas se kishte vrarë të shoqen Mimoza Dikon 44 vjeçe.
Ai e kishte goditur të shoqen 39 herë duke përdorur një copë dërrasë, një kaçavidë, një thikë, hekurin e krevatit dhe një palë gërshërë.
Mjeku ligjor konstatoi plagë të shumta në duar, gjoks dhe në kokën e së ndjerës. Vrasja kishte ndodhur për motive xhelozie. Dy djemtë e mitur tëçiftit Diko mbetën jetimë nga nëna dhe jetimë nga i ati, tashmë në burg. Çifti kishte emigruar në SHBA, pasi kishte fituar Lotarinë Amerikane, por e kishin pasur të vështirë të përshtateshin me mënyrën e jetesës amerikane, sidomos Petriti.
Gjykata e dënoi Petritin me 30 vjet burg pa të drejtë faljeje dënimi, pa kryer të paktën 30 vjet burg. Si dënim plotësues për Petritin u dha dëbimi nga Amerika, pas kryerjes së burgimit.





