7 shkurt 2015 –  Kompania shqiptare e udhëtimeve, Matias Travel & Tours ka bërë një ofertë prej 75 mijë euro për të blerë autobusin e skuadrës italiane të Milanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kjo agjenci e udhëtimeve në faqen e saj në Facebook ditën e hënë.

“Matias Travel & Tours ka bërë zyrtare ofertën e saj 75.000 euro për të blerë autobusin e AC Milan. Shpresojmë që së shpejti të sjellim në Tiranë këtë autobus”, shkruan kompania shqiptare në rrjetin social. Skuadra e Milanit, para disa javësh nxorri në shitje autobusin e saj për një shifër prej 150 mijë euro.