7 shkurt 2015 – Partizani i trajnerit Shpëtim Duro rezulton si ekipi i dytë në Europë me mbrojtjen më të mirë. Sipas një klasifikimi të bërë në faqen zyrtare të UEFA-s, Partizani rezulton si ekipi i dytë në kontinent që ka mesataren më të ulët të pësimit të golave. Të kuqtë kanë mbrojtjen më të mirë në Kategorinë Superiore, me 8 gola të pësuar në 20 ndeshje. Por statistikat e të gjithë kampionateve që luhen në Europë e nxjerrin Partizanin pas skuadrës hungareze të Videotonit, që në 17 ndeshje ka pësuar 6 gola, me një mesatare një gol në 2.83 ndeshje. Të kuqtë renditen të dytët me mesatare një gol i pësuar në 2.5 ndeshje. Në të njëjtën kuotë me “demat” ndodhen boshnjakët e Zhrinjskit dhe serbët e Cervena Zvezdës. Ndërsa nga skuadrat elitare në këtë renditje më lart qëndron Benfika, në vendin e gjashtë, me mesatare një gol në 2.375 ndeshje. Juventusi e ka mesataren 1 gol në 2.33 ndeshje, ndërsa Bajern Mynih në 18 ndeshje ka pësuar 8 gola, që i bie një gol në 2.25 takime. Partizanin e penalizon shumë humbja 3-0 e fazës së parë në Korçë, takim i cili pati një problematikë dhe kontestim të madh nga të kuqtë.
VENDI ND./GOLA TË PËSUAR MESATARJA
1: Videoton (HUN) 17/6 1 gol në 2.83 ndeshje
2= Partizani (ALB) 20/8 1 gol në 2.5 ndeshje
2= Zhrinjski (BIH) 15/6 1 gol në 2.5 ndeshje
2= Cervena Zvezda(SRB) 15/6 1 gol në 2.5 ndeshje
5: Inter Baku (AZE) 17/7 1 gol në 2.43 ndeshje
6: Benfika (POR) 19/8 1 gol në 2.375 ndeshje
7= Dacia Shinasu(MDA) 14/6 1 gol në 2.33 ndeshje
7= Juventus (ITA) 21/9 1 gol në 2.33 ndeshje
9: Sparta Pragë (CZE) 16/7 1 gol në 2.29 ndeshje 1
0: Bajern Mynih(GER) 18/8 1 gol në 2.25 ndeshje
11: Celje (SVN) 20/9 1 gol në 2.22 ndeshje
12: Kolegj Europa(GIB) 11/5 1 gol në 2.2 ndeshje
13: Milsami(MDA) 13/6 1 gol në 2.17 ndeshje
14= Steaua Bukuresht(ROU) 17/8 1 gol në 2.125 ndeshje
14= Rudar Pljevlja(MNE) 17/8 1 gol në 2.125 ndeshje
16: Zhalgiris(LTU) 36/17 1 gol në 2.12 ndeshje
17: Dinamo Kiev(UKR) 14/7 1 gol në 2 ndeshje





