7 shkurt 2015 – Karabinierët e qytezës së Nica Monferratos (Nizza Monferrato) 70 km larg Torinos të premten në darkë më 6 shkurt 2014 prangosën Enea Gasprin, 22 vjeç për vjedhje.
Enea, i cili ka precedentë penalë, ndonëse në moshë të re u arrestua, sapo kishte vjedhur një banesë në qendër të qytetit. E zonja e banesës, kur pa që dera e shtëpisë ishte bllokuar nga brenda, u telefonoi karabinierëve.
Karabinierët ndeshën në dy hajdutë brenda në banesë. Njëri mundi t'u shpëtojë, kurse Enea u ndoq me vrap dhe u kap nga karabinierët pak metra larg banesës. Karabinierët, në sajë të filmimeve të kamerave të vëzhgimit kanë arritur të identifikojnë hajdutin e dytë dhe e kanë shpallur në kërkim atë.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





