DURRËS, 7 shkurt 2015 –  Mësohet se Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i ka propozuar Presidentit të Republikës Bujar Nishani lëvizjen e 11 prokurorëve të rretheve të ndryshme gjyqësore. Bie në sy se, nëse kreu i shtetit jep OK-in, në Durrës vjen Pal Deçolli nga Gjirokastra. Artan Madani i Durrësit transferohet në Kavajë. Kurse dy prokurore të Krujës, Anilë Qilimi dhe Sonilë Muhametaj, lëvizin në drejtim të kryeqytetit. Ja transferimet e propozuara:

1. Anilë Qilimi, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë;

2. Sonilë Muhametaj, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë

3. Ramadan Troci, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të transferohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë

4. Artan Madani, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, të transferohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë

5. Pal Deçolli, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, të transferohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës

6. Ardian Nezha, prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, të transferohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë

7. Yll Bedalli, prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, të transferohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin

8. Platin Aliçka, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, të transferohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan

9. Ritë Gjati, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës

10. Ajolë Ymeri, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat

11. Artan Lulaj, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, të transferohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/