DURRËS, 7 shkurt 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit njofton se të enjten, më 6 shkurt 2015, rreth orës 21.00, pas një operacioni të mirorganizuar dhe të shpejtë, u kap dhe u ndalua 39-vjeçari Ilirjan Basholli, banues në Durrës. I prangosuri kishte precedentë të mëparshëm penalë, tha policia. Gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda Tiranë, më 3 shkurt 2015, caktoi masën e arrestit me burg për veprën penale të shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.

Duke e kanosur, Basholli i ka vënë një gjobë 500 mijë lekë tregtarit 46-vjeçar A. F., lindur e banues në Durrës. Pas hetimeve intensive, në bashkëpunim me prokurorinë e krimeve të rënda Tiranë, u bë dokumentimi i kësaj ngjarjeje. 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/