Orari i plotë i gjumit ka një rëndësi të madhe për të gëzuar shëndet të plotë. Por sa është orari i plotë që duhet të flejë çdo njeri? Këtë gjë e ka saktësuar një tabelë e shpërndarë nga “National Sleep Foundation”, organizatë jofitimprurëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila merret me rolin që ka gjumi për të pasur një stil jete të shëndetshëm.

6 SHKURT 2015 –  Studimi i publikuar në revistën “Sleep Health” propozon orët e gjumit që duhet të flejë çdo grupmoshë.

0-3 muajsh- Këshillohet nga 14 deri në 17 orë gjumë. Nuk këshillohet më pak se 11 orë dhe as më shumë se 19 orë.

4- 11 muajsh- Këshillohet nga 12 deri në 15 orë. Nuk këshillohet më pak se 10 orë gjumë dhe as më shumë se 18 orë.

1-2 vjeç- Këshillohet nga 11 deri në 14 orë. Nuk rekomandohet më pak se 9 orë dhe as më shumë se 16 orë.

3-5 vjeç- Këshillohet 10- 13 orë. Nuk këshillohet më pak se 8 orë dhe as më shumë se 14 orë.

6- 13 vjeç- Këshillohen 9- 11 orë gjumë. Nuk këshillohet më pak se 7 orë dhe as më shumë se 12 orë.

14-17 vjeç- Këshillohet 8 deri në 10 orë gjumë. Nuk rekomandohet më pak se 7 orë dhe as më shumë se 11 orë.

18- 25 vjeç- Këshillohet 7 deri në 9 orë gjumë. Nuk këshillohet më pak se 6 prë dhe as më shumë se 11 orë.

26-64 vjeç- Këshillohet 7 deri në 9 orë gjumë. Nuk këshillohet më pak se 6 orë gjumë dhe as më shumë se 10 orë.

Mbi 65 vjeç- Këshillohet 7 deri në 8 orë gjumë. Nuk këshillohet më pak se 5 orë dhe as më shumë se 9 orë.