Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi. Janë dy gjendje që mund të shkaktohen nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus), hiperglicemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglicemia (niveli i ulët i glukozës).
6 shkurt 2015 – Diabeti është një epidemi e cila kohët e fundit po shfaqet në mjaft raste edhe pse mjekët janë gjithmonë të angazhuar me trajtimin e saj. Në gjuhën mjekësore është një përcaktim për trazime të ndryshme të shkëmbimit të lëndëve, shfaqja e të cilit është një sasi e tepërt sheqeri në gjak. Shkaku është ose në mangësinë e insulinës, një insulinë ndjeshmëri (insulinë rezistence) ose të dyja. Sipas shkakut ka lloje të ndryshme diabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Diabeti ndahet në dy tipe në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja. Në tipin I ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjeç dhe tipi II kur shfaqet mbi moshën 40 vjeç. Tipi I është pothuaj gjithmonë i trashëgueshëm dhe mjekohet me injektim të insulinës nën lekurë një ose disa herë në ditë, ndërkohë që tipi i dytë është vetëm në gjysmat e rasteve i trashëgueshëm, pra një pjese e të sëmurëve e kanë të trashëgueshme dhe një pjesë tjetër jo. Ky tip, i cili është më i shpeshtë dhe me incidencë që rritet me rritjen e moshës, mjekohet me medikamente. Në rastet e vështira të kontrollit të sheqerit, mjeku është i detyruar që edhe në ketë tip të fillojë mjekimin me insulinë.
Lufta ndaj sëmundjes së diabetit
Në botë janë rreth 230 milionë persona të prekur nga sëmundja e diabetit, dhe pritet që brenda 20 vjetëve të ardhshme kjo shifër të arrijë në 350 milionë. Një situatë e vështirë, krijuar nga fakti se taksa e diabetit po rritet së tepërmi edhe në vendet në zhvillim, në të cilat përmirësimi i kushteve të jetesës nuk është akoma në nivelin e duhur. Edhe në vendet e zhvilluara diabeti regjistrohet në taksat me rritje më të përshpejtuar dhe përmasat për ta sensibilizuar nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Mbi të gjitha duhet realizuar një mënyrë efikase për ta luftuar sëmundjen. Së pari duhet rrënjosur kultura e praktikimit të sporteve të ndryshme për të pasur një shëndet sa më të plotë. Lufta ndaj diabetit është një nga sfidat më delikate që bota mjekësore dhe politike duhet të përballojë.
ILAÇET KUNDRA DIABETIT
SULFONILURET
Ky lloj ilaçi ka dalë në qarkullim prej vitesh. Është mjekim nga goja. Emra të njohur që kanë në përbërje këtë ilaç janë minodiab dhe diabinese. Këtu futet dhe Daunil (i njohur në Shqipëri). Këto lloj ilaçesh stimulojnë pankreasin duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak. Kjo insulinë shtesë e detyron glukozën të hyjë në muskuj me sforcim. Problemi me këtë ilaç është se ato nuk e rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës, por ato rrisin thjesht sasinë e insulinës, pra sasi dhe jo cilësi. Kjo e zgjidh problemin përkohësisht duke ulur nivelin e glukozës në gjak, por krijon një problem afatgjatë, sepse stimulon rritjen në peshë.
BIGUANIDET
Ilaçet me këtë përbërje janë zhvilluar në vitin1994. Ato veprojnë nga një drejtim i ndryshëm në krahasim me sulfoniluret. Në vend që të rrisin nivelin e insulinës, ato ngadalësojnë sasinë e glukozës që prodhohet nga mëlçia dhe zorrët e vogla, ku tretet ushqimi. Këto ilaçe janë më të përparuara se sulfoniluret, sepse nuk shkaktojnë rritje peshe ose ndonjë sëmundje zemre. Por, këto ilaçe megjithëse janë më të përparuara kanë disa efekte anësore. Ato shkaktojnë probleme stomaku, diarre, ndjenjën e ngopjes abdominale etj.ALFA GLUKOZËNDALUES
Disa nga këto ilaçe, si për shembull Acarbose, ngadalësojnë shpërbërjen e sheqernave në zorrët e vogla duke ndërhyrë në enzimën me të njëjtin emër, enzimën alfa glukozë. Kjo enzimë bën shpërbërjen e sheqernave që ndodhen në ushqimet që hamë. Duke ndaluar këtë enzime nga funksionimi nuk bëjmë gjë tjetër, veçse parandalojmë rritjen e sheqerit në gjak. Edhe ky ilaç, ka efekte anësore, si: gazra dhe dhimbje të abdomenit, po ashtu diarre.THISCOLIDINIDION
Ky është ilaçi më i ri i dalë në treg. Emri në kutinë e ilaçit është REZULIN. Ky është ilaçi i parë që ndihmon trupin që ta përdorë më mirë insulinën duke stimuluar disa pjesë thithëse të indeve të ashtuquajtura “vendkalimi”, nëpërmjet të cilave glukoza hyn në qelizë nga gjaku. Nga studimet e bëra në pacientë që përdorën këtë ilaç dhe ilaçin sulfonilur, rezultoi se megjithëse kishte ulje të glukozës, përsëri kishte rritje në peshën trupore. Ky ilaç ka efekte anësore kryesisht në mëlçi, ka pasur bile edhe vdekje prej tij.
INSULINA – E REJA DHE E VJETRA
Insulina është përdorur gjithnjë në diabetin tipi1, në njerëzit të cilët nuk prodhojnë dot insulinë. Pacienti që ka arritur në fazën që duhet patjetër inxheksion insulin, edhe sikur ta kuptojë më së miri rëndësinë e dietës dhe aktivitetit fizik, tashmë nuk gjejnë dot forcë në personalitetin e tyre që ta fillojnë luftën nga e para. Insulina e zbuluar më 1922 vepron shpejt , brenda disa orësh pasi është marrë. Insulina detyron mëlçinë të ndalojë prodhimin e glukozës dhe të fillojë përdorimin e saj, detyron muskujt të thithin glukozën, madje në një farë shkalle detyron edhe qelizat e yndyrës që të thithin glukozë. Ka shumë rëndësi sasia dhe momenti i injektimit të insulinës.
Efekti i qumështit i gjirit tek diabeti
Sipas një studimi të këtyre ditëve, ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri ndihmon jo vetëm për mirërritjen e tyre, por edhe për pakësimin e rrezikut të diabetit tek nënat. Sipas Alison Stuebe, mjeke pranë spitalit Brigham, “ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri për një vit ul 15 për qind rrezikun e prekjes së nënave nga diabeti“. Në një studim të kryer pranë spitalit Brigham morën pjesë 150 gra. Aty u theksua se, nëse një nënë ka dy fëmijë dhe që të dy i ushqen me qumësht gjiri derisa secili prej tyre të bëhet 1 vjeç, kjo nënë e ul me 30 për qind rrezikun e prekjes nga diabeti. Mbipesha trupore është një nga shkaktarët e diabetit dhe shkencëtarët mendojnë se përdorimi i qumështit të gjirit parandalon mbi peshën trupore tek nënat, sepse çdo nënë përdor 500 kalori në ditë për të ushqyer fëmijën e saj me qumësht gjiri.
Molekula e nikotinës “mbyt” diabetin
Nikotina mund ndihmojë ndaj diabetit. Në këtë përfundim kanë mbërritur studiuesit e shkollës mjekësore në Stanford të Kalifornisë. Studiuesit kuruan disa minj që kishin sëmundje të enëve të gjakut dhe kancer mushkërie me nikotinë të pastër dhe zbuluan se kjo lëndë nxit prodhimin e enëve të reja të gjakut tek mijtë. Tani ata besojnë se nikotina mund të ndihmojë edhe ndaj sëmundjesh të tjera që sjellin në mbylljen apo pengimin e rrjedhës së gjakut, si p.sh. ndaj diabetit, trashjes së enëve të gjakut si edhe ndaj sëmundjeve të nervave siç janë sëmundjet Tourette dhe Parkinson. Por lind pyetja, se përse pjesës më të madhe të duhanxhinjve u bëhet lëkura e përhime si dhe u vështirësohet qarkullimi i gjakut? Është vështirë të thuash: duhani përmban mbi më tepër se 4 000 kimikate të ndryshme.
Mollë majoshe për korrigjimin e vlerave të sheqerit
Me rritjen e moshës dhe në prani të mbipeshës e aktivitetit të ulët fizik, mundësia për t’u shfaqur sëmundja është e lartë. Si çdo sëmundje metabolike, sëmundje që kanë të bëjnë me mënyrën e përpunimit të lëndëve të ndryshme organike që ne marrim me anë të ushqimit, edhe diabeti i sheqerit është i lidhur ngushtë me dietën dhe mënyrën e jetesës, për shembull, aktivitetin fizik. Ky i fundit ndihmon në një funksionim normal të organeve të ndryshme dhe organizmit në tërësi, në ruajtjen e peshës normale në lidhje me seksin dhe moshën dhe në parandalimin e obezitetit (mbipesha), që është “miku” më i ngushtë i diabetit. Stili i jetës është i padiskutueshëm në rolin e tij për korrigjimin e shpejtë të vlerave të sheqerit në gjak dhe ndihmesën ndaj terapisë medikamentoze. Nuk duhet harruar këtu edhe dieta e pasur me perime. Nga frutat këshillohen mollët majoshe me përdorim të kufizuar.
Shenjat e sëmundjes
1-Dhimbje barku
2-Frymëmarrje të ngadalta e të thella
3-Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë
Çfarë duhet të konsumoni?
1. Çaj. Kimikatet e njohura si “fonifenol” të gjetura në jeshilen, të zezën, ngrenë aktivitetin e insulinës.
2. Kanellë. Më pak se gjysmë luge çaji në ditë rrit metabolizmin e sheqerit në qelizat e shëndetshme.
3. Qershitë. Qershitë përmbajnë kimikate të quajtura “antokinë” që rrisin prodhimin e insulinës.
4. Gujava. Ekstraktet e mollës së gujavës ulin nivelin e sheqerit në gjak.
5. Kakao. Ul rezistencën e insulinës.
Këshillat
1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara
3-Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë
4-Yndyrat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit)
5-Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra
6-Efikase edhe bajamet





