6 shkurt 2015 –  Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, i arrestuar pasditen e sotme nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, është dërguar në spital. Gjika ka lënë qelinë dhe nën shoqërimin e forcave të shumta të policisë është dërguar në spitalin e Vlorës, për shkak të problemeve shëndetësore.

Kryebashkiaku i qytetit bregdetar ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në reanimacion, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Gjika 52 vjeç u arrestua pak pas mesditës së sotme në banesën e tij, me urdhër të Prokurorisë që mban firmën e Prokurorit Ramadan Troci, i njëjti që urdhëroi arrestimin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.