6 shkurt 2015 – Televizioni kanadez "Breakfast Television" ka marrë famë në të gjithë botën për shkak të një gafe të bërë ditën e djeshme. Stafi i televizionit në fjalë donte të uronte yllin e futbollit Cristiano Ronaldo me rastin e 30-vjetorit të lindjes, por në fakt janë bërë qesharakë para publikut të tyre.
"Gëzuar Ditëlindjen Cristiano Ronaldo", shkruante televizioni kanadez, por në fakt fotoja që shfaqej për publikun ishte e argjentinasit të Manchester City, Sergio Aguero.





