6 shkurt 2015 – Të fitosh sa Cristiano Ronaldo, kjo është loja më e re që propozon prestigjozja britanike "BBC", e cila ka postuar së fundmi një makinë që llogarit sesa vite i duhet një personi normal që të fitojë pagën vjetore të yllit portugez të Real Madrid. Për Shqipërinë, nëse merret një mesatare mujore prej 300 eurosh në muaj vendoset në makinën llogaritëse. Rezultati ishte se Ronaldos, i cili paguhet 18.2 milionë euro në vit, i duhet më pak se një minutë punë për të përfituar pagën mesatare të një shqiptari në një javë.
Ndërkohë që një shqiptar me një pagë 300 euro në muaj, për të fituar pagën vjetore të portugezit, i duhen 66037 vjet ose të ketë lindur në vitin 64022 para Lindjes së Krishtit. Për Kosovën morëm pagën mesatare 360 euro dhe një kosovari për të fituar pagën vjetore të Ronaldos i duhen 55031 vjet ose të ketë lindur në vitin 53016 para Lindjes së Krishtit. Përsa i përket një qytetari në Maqedoni, me pagë mesatare 450 euro, i duhen 44025 vjet për të fituar pagën vjetore të yllit portugez ose të ketë lindur në vitin 42010 para Lindjes së Krishtit.





