6 shkurt 2015 – David Moli, 28 vjeç u arrestua nga policia e Veronës si person në kërkim. Moli po udhëtonte në një makinë me tre shqiptarë të tjerë, kur u ndalua në një postbllok të policisë. Ai u përpoq t’ia mbathte, madje edhe u përlesh me policët.
Policët arritën ta prangosin dhe pas verifikimeve rezultoi se ai ishte i kërkuar në Greqi për një grabitje me dhunë me pasojë vdekjen e viktimës.
Tre shqiptarët e tjerë u ndaluan me akuzën goditje e personit zyrtar për shkak të detyrës, për më tepër, që kishin edhe precedentë penalë. Pas arrestimit, Davidi u dërgua në Burgun Montorio në pritje të ekstradimit për në Greqi.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





