6 shkurt 2015 –  Trageti A.F. Marina i nisur nga Durrësi për në Ankona, pati një ngjarje të jashtëzakonshme në bord. Rreth orës 7 e 30 të së enjtes 6 shkurt 2015 anëtarët e ekuipazhit të tragetit konstatuan se një pasagjer shqiptar 55 vjeçar kishte ndërruar jetë në sallën e ndenjes së anijes. Besohet se vdekja e të ndjerit është për shkaqe natyrale.

Pasi anija mbërrit në Portin e Ankonës, kufoma u mor nga autoambulanca dhe u dërgua në spital. Pasi të kryhet autopsia, trupi do u dorëzohet të afërmve të pasagjerit. Policia e Ankonës ka filluar hetimet për të verifikuar,nëse pasagjeri ka vdekur vërtet nga shkaqe natyrore. Nuk është bërë i ditur emri i të ndjerit.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/