6 shkurt 2015 –  Në 27 tetor 2011policia e Kremonës (Cremona) ndaloi një makinë, ku brenda gjeti tre prostituta shqiptare: Majlindën dhe Tatjanën nga Tirana dhe Orjolën nga Durrësi. Tre prostitutat u dërguan në komisariat për verifikimet e rastit, ndërsa shoferi u procedua penalisht me akuzën shfrytëzim prostitucioni.

Faktikisht, shoferi thjesht ishte mik i tre prostitutave shqiptare, që i dërgonte apo i merrte nga “vendi i punës”, sepse tre shqiptaret prostituonin pa tutor dhe kishin frikë, se mund të binin pre e grabitjeve apo e rrahjve nga tutorë të prostitutave të tjera, sidomos rumunë.

Tre prostitutat shqiptare nuk e braktisën mikun italian, që i kishte zënë rrota bishtin me drejtësinë. Ato dëshmuan disa herë në sallë të gjyqit në favor të shoferit, derisa pas thuajse 4 vjetësh avokatja Gabriella Parisi arriti ta bindë gjykatën për pafajësinë e klientit të vet.

Pasi doli nga salla e gjyqit i pafajshëm, italiani i ftoi tre “zonjushat” shqiptare dhe avokaten për të ngrënë një picë së bashku në lokalin më të mirë të Kremonës: Pizzeria La Pendola.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/