3 shkurt 2015 – Kristian Palushi në përbërje të një bande prej 5 anëtarësh vodhi një BMW Z1 në qytezën e Kavalermaxhores (Cavallermaggiore) të provincës së Astit.
Vjedhja ndodhi më 31 janar 2015 duke gdhirë 1 shkurt. Banda me dy makina BMW, dhe një tjetër veturë po të vjedhur ndeshi në postbllokun e karabinierisë.
Në përleshje e sipër me karabinierët, 4 grabitës arritën t’ia mbathin, ndërsa Kristian Palushi lindur në Shkodër dhe banues pa dokumente në Itali u arrestua. Karabinierët kapën edhe 2 makinat e vjedhura.
Palushi, më 3 shkurt 2015 u dënua me procedurën e gjykimit të shkurtuar me një vit burg dhe 500 euro gjobë.
Kristiani në vitin 2011 është arrestuar nga policia e Durrësit për trafik droge.
Dy Kristianë, Kristian Palushi shkodran dhe Kristian Malindi skraparli u kapën nga policia durrsake me më shumë se 1 500 gramë vaj kanabis, që po përpiqeshin ta trafikonin në Itali.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





