DURRËS, 6 shkurt 2015 –  Policia e Shtetit njofton se deri tani nuk ka probleme nga reshjet e shiut në qarkun Durrës-Krujë. Hidrovoret e Porto-Romanos dhe Hamallajt funksionojnë normalisht, shkarkuesi i ujëmbledhësit të fshatit Metallë (në foto) të komunës së Maminasit është në gjendje pune.

Në autostradën Plepa-Kavajë, te Shkëmbi i Kavajës, poshtë hotelit “Belvedere”, ka prani uji në asfalt, gjithashtu u bllokua nënkalimi që lidh autostradën me rrugën dytësore të fshatit Golem. Në unazën e Plazhit, tek “Ura e Çamëve”, ka prani uji në rrugë dhe automjetet kalojnë me vështirësi. Rruga Çudhi-Qafështamë në rrethin e Krujës është e bllokuar. Në drejtorinë e policisë së shtetit të qarkut në Durrës dhe në komisariatet e Shijakut dhe Krujës janë ngritur dhe funksionojnë grupet e drejtimit për ndjekjen në vazhdimësi të situatës. Ka kontakt të vazhdueshëm me shërbimet në terren dhe me Shtabin e Emergjencave në institucionin e Prefektit të qarkut.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/