6 shkurt 2015 – Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj sjelljes së një qytetari në Vlorë dhe sjelljes së kryeministrit Edi Rama Berisha shkruan se Rama është arrogant i pashpirt dhe nuk e do njeri. Sipas Berishës, Rama edhe në një nga shtëpitë ku ishte futur është sharë me fjalë ordinere me të zotin dhe ka refuzuar me arrogancë ftesën duke sharë qytetarin
Shkrimi i plotë i Sali Berishës
Të përmbyturit sikterisin Edi Ramën!
Të dashur miq, dje qytetarët e përmbytur të fshatit Fitore të Vlorës e ftuan Edi Ramën që kishte shkuar aty me makina të blinduara, antiplumb dhe 67 badiguard dhe një batalion të Gardës, të vizitonte një shtëpi aty ku ndodhej. Rama ishte sharë me fjalë ordinere me të zotin e shtëpisë që sapo kishte vizituar dhe refuzoi me arrogancë ftesën duke sharë qytetarin, të cilin badiguardët e Ramës e shtynë me forcë dhe nuk e lanë të afrohej me të. Në këtë kohë banori i revoltuar i kthehet "unë për këtë ditë të desha, ik mos të pafshim surratin, kur s'më gjindesh sot që jam i përmbytur ik dhe vetëm ik" dhe i këputi të shara të tjera.
Të njejtën pritje i rezervuan qytetarët e përmbytur Ramës dy ditë më parë, kur një qytetar i kërkoi fjalën Ramës, ky i fundit me arrogancë iu përgjigj " ik ik ti, shko lagu në shi ose pi raki", qytetari ja ktheu " ik ti…… mos të pafshim bojën"!! Arrogant i pashpirt siç është Ramën nuk e do njeri.
/Sot News/





