5 shkurt 2015 –   Kryetari i PD-së  Lulzim Basha mblodhi pas kthimit nga zon,at e përmbytura në Jug të vendit, grupin parlamentar te PD-së. Pasi i njohu deputetët me gjendjen që kishte parë vetë në këto zona tha se opozita duhet të vazhdojë të rrijë pranë njerëzve në nevojë, edhe në ditët në vazhdim.

Zoti Basha i bëri apel qeverisë të kryejë detyrën e saj dhe  i bëri  disa kërkesa që duhen plotësuar menjëherë për të tejkaluar gjendjen e rënduar në këto zona.    

Ja kërkesat e Kryetarit të Partisë Demokratike drejtuar qeverisë:

-Të shpallë gjendjen e emergjencës.

-T’i futen punës, të organizojnë me plane konkrete mbështetjen e banorëve të zonave të përmbytura, lehtësimin  e  gjendjes së tyre, plotësimin e nevojave të tyre  të domosdoshme.

-Të informohet media dhe publiku në mënyrë zyrtare, në çdo orë të ditës,  për  gjendjen dhe zhvillimet në zonat e goditura.

-Të  përllogariten në vijimësi humbjet dhe të vendoset kompensimi i tyre konform ligjeve të vendit. 

-Të marrin masa  pa humbur kohë për të evituar përmbytjet dhe fatkeqësitë e  evitueshme në zonat e tjera të vendit që mund të goditen në ditët në vijim nga reshjet dhe moti i keq.

-Të rishikohet buxheti i shtetit më qëllim alokimin dhe rritjen e  fondeve për bujqësinë si dhe mbrojtjen nga përmbytjet dhe moti i keq, duke hequr dorë nga investimet dhe shpenzimet e luksit dhe korrupsionit qeveritar.