• Kohëve të fundit njerëzit e sidomos të rinjtë janë ndërgjegjësuar përsa i përket dërgimit të luleve. Secila  lule ka një lloj domethënie dhe përçon një mesazh të caktuar, andaj dhe secilit rast i shkon për shtat lulja adekuate. Lulet përveç që tregojnë një edukatë nga dërguesi, ato kanë domethënie të veçantë varësisht nga lloji i lules. 

5 shkurt 2015 –  Ja domethëniet e luleve:

Gardenia:

Gardenia janë lule te bardha dhe te buta, ato rriten ne zonën tropikale dhe sub-tropikale ne zonat si: Afrika, Azia dhe Australia. Gardenia përfaqëson pastërti dhe ëmbëlsi. Dhurojani këtë lule dikujt qe juve ju pëlqen por qe nuk i keni shfaqur ndjenjat tuaja për te. 

Zogu i parajsës:

Zogu i parajsës e mori këtë emër nga forma e petaleve. Kjo lule është e gjalle dhe e egër ka siluetën e një zogu mbretëror me një shkëlqim te puplave ne maje te kokës se tij. Zogu i parajsës simbolizon lumturi gëzim dhe madhështinë. Është një lule festive dhe është një dhurate ideale për çiftet duke parashikuar te ardhmen së bashku.

Zambaku: 

Zambakët janë te formave te ndryshme dhe llojeve te ndryshme, siç mund te jete zambaku i bardhe, zambaku i luginës. Secili përfaqëson diçka te ndryshme, kështu qe zgjidhni buqetën tuaj ne përputhje me rrethanat. Zambaku i ditës simbolizon naze, zambaku i bardhe simbolizon madhështinë dhe pastërtinë ndërsa zambaku i luginës simbolizon pastërtinë dhe ëmbëlsinë. Qëndroni larg zambakut portokalli i cili simbolizon përbuzje.

Tulipanë: 

Tulipanët janë sinonim me pranverën e hershme, pasi ato janë një nga lulet e para qe rriten pas një dimri te gjate. Kjo lule vjen ne një larmi ngjyrash, si dhe është një zgjedhje ideale për çiftet qe kane kohe te gjate së bashku. Tulipani i kuq përfaqëson një deklarate dashurie ndërsa tulipani i larmishëm përfaqëson sytë e bukur.

Trëndafilat:

Do ishte ideale një buqetë me trëndafila, veçanërisht nëse ju zgjidhni ato me ngjyrën e saj te preferuar. Trëndafilat shërbejnë si një deklaratë dashurie dhe admirimi. Trëndafilat i kuq simbolizon dashuri te thellë, trëndafili i bardhë simbolizon dashurinë e pastër dhe të pafajshme, trëndafili rozë simbolizon emocionet e buta si gëzim dhe mirënjohje, trëndafili portokalli simbolizon pasion, ndërsa trëndafili i purpurt simbolizon “dashurinë me shikim te parë”. Nëse ju do bleni një buqete për një mik zgjidhni trëndafilin e verdhe i cili simbolizon vlerën e miqësisë.

Margarita:

Për të demonstruar një dashuri besnike, zgjidhni Margarita te bardhe ose te verdhe. Ajo simbolizon një dashuri te bute qe është e pafajshme dhe e pastër. Nëse doni te shtoni pak ngjyre buqetës zgjidhni Margarita me ngjyre e cila përcjell gaz.

Orkidea:

Orkide ekzotike e është buqete e përkryer për një grua te rafinuar dhe elegante. Ajo gjithashtu tregon dashuri te thelle dhe angazhim. Përveç kësaj ajo simbolizon feministet te lavdishëm te menduar dhe bukuri te pjekur. Nëse ajo ka shije te holle, ju mund te zgjidhni një orkide te holle.

Gloksinia:

Gloksinia është një lule më pak e zakonshme, por është një zgjedhje e veçantë për romantiket e pashpresa. Ajo përfaqëson dashurinë në shikim të parë, kështu dhuroni një buqetë për të treguar se sa te emocionuar ishit nga momenti qe u takuat.