DURRËS, 5 shkurt 2015 – Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Durrës është nga më të njohurat në shkallë vendi dhe kontribuon dukshëm në tregun e punës dhe zbutjen e papunësisë. Ka kabinete nga më bashkëkohoret.
Kështu, brenda muajit të parë të vitit 2015, u certifikuan 45 kursantë, nga të cilët 25 kursantë për profesionin e hidraulikut dhe 20 kursantë për sipërmarrës të biznesit të vogël. Në kursin e kuzhinës të gjithë u aktivizuan në përgatitjen e produktit, për të cilin ishin trajnuar. Në fund të vitit të kaluar u certifikuan 23 kursantë të instalimeve elektrike.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





