5 shkurt 2015 –  Policia angleze në kuadrin e goditjes së bandave të strukturuara kriminale, që ndër të tjera mund të shërbejnë edhe si aleatë të natyrshëm të terroristëve, mëngjesin e së hënës 5 shkurt 2015 shpartalloi një bandë të tillë të përbërë nga shqiptarë. Goditja u krye në qytetin e dytë më të madh të Anglisë, në Mancester dhe në zonat për rreth. U kontrolluan 17 dyqane dhe banesa. U prangosën 21 persona, shumica e të cilëve janë shqiptarë etnikë.  Ndër të arrestuarit po merren në pyetje 8 meshkuj dhe 3 femra.

Në operacion u përfshinë mbi 200 forca policore dhe 30 automjete, vetura, furgonë dhe fuoristrada të blinduara.

Gjatë kontrolleve të kryera nga policia u kap 1 kg kokainë e pastër (pastërtia 70%). U kapën dy armë zjarri, rreth 100 fishekë si edhe 3 silenciatorë, dy për pistoletë dhe një për automatik. Policia angleze do të bëjë publike më shumë hollësi, përfshirë emrat e të arrestuarve, paraditen e së premtes më 6 shkurt 2015.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/