DURRËS, 5 shkurt 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të enjten, më 5 shkurt 2015, ora 3.00 e mëngjesit, u arrestua në flagrancë Klodian Gashi, 24 vjeç, banues në Durrës. Blutë sqarojnë se 4 orë e gjysmë më parë, rreth orës 22.30, të mërkurën, më 4 shkurt 2015, ka goditur me mjete të forta në kokë 26-vjeçarin nga Fieri E. Sh.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14 (Shkozet) për motive të dobëta. I dëmtuari u çua në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak Tiranë. U sekuestrua mjeti, me të cilin Gashi ka kryer krimin. Materialet iu kaluan prokurorisë për veprën penale të vrasjes me dashje e mbetur në tentativë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





