Manaferrat si frut dhurojnë shumë përfitime shëndetësore dhe janë aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër mbipeshës.
4 shkurt 2015 – Frutat e manaferrës konsumohen të freskëta pasi piqen mirë; me to përgatitet reçeli cilësisë së mire. Me frutat e manaferrës bëhet verë, uthull dhe raki. Vera ka vlera të mira mjekësore. Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%.
Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjeksore shumë të mira. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës, si dhe në formë kompresash me përdorim të jashtëm. Manaferra është e pasur me vitaminat A, C, B1, B2 dhe B6, me thartinë organike, hekur, magnez, fosfor, kalcium, mangan dhe sheqer pemësh. Është e pasur me celulozë dhe ndihmon në rregullimin e peshës trupore.
Përmban thartinë saliciline (përbërës aktiv i aspirinës) e cila shfrytëzohet për zbutjen e dhimbjeve, uljen e temperaturës dhe kundër inflamacionit. Ky frut ndikon pozitivisht edhe në të parët, forcon imunitetin, ndërkaq është konstatuar se edhe pengon shfaqjen e kancerit në gji dhe në qafën e mitrës. Mjekët gjermanë e rekomandojnë për zbutjen e hemorroideve. Manaferrat e freskëta janë më të shijshme me pak mjaltë apo sheqer. Nga to mund të bëhen lëngu, vera, komposto, likeri, xhemi, pite të shijshme dhe ëmbëlsira.
Gjethet e manaferrës kanë veti rrudhëse, djersitëse dhe qetësuese, ndikojnë edhe në uljen e temperatures. Në këto raste përdoret infuzi, i cili përgatitet si vijon: Merren 6-10 gram gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të valuar, duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla, në gjendje të vakët. Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegje në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpërlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në mishrat e dhëmbëve.
Ketonet – enzima që gjenden tek malina, bëjnë ndarjen e qelizave yndyrore në trup. Ky frutë i kuq është i pasur me fibra dhe mangan.
Fibrat ngadalësojnë procesin e tretjes, kurse mangani forcon metabolizmin e trupit. Shija e ëmbël e mjedrave ju bën të ndjeheni të “fryer” më gjatë. Zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër.
Acidi elagjik i cili gjendet tek manaferrat, zvogëlon shanset për sulm në zemër. Ky acid zvogëlon kolesterolin e keq dhe ulë shtypjen e lartë të gjakut.
Shëron mëlçinë e dëmtuar
Një filxhan manaferra mund të parandalojë dëmtimin e mëlçisë dhe mundësinë që të sëmureni nga karcinoma.
Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak
Edhe pse manaferrat janë të ëmbla, materiet ushqyese ndihmojnë në kontrollën e nivelit të sheqerit në gjak. Për këtë gjë manaferrat janë të mira edhe për personat që vuajnë nga diabeti tip2.
Për lëkurë të mirë dhe të pastërAntioksidantet dhe vitaminat që gjenden tek manaferrat e bëjnë këtë frut të përkryer për lëkurë të bukur dhe të shtrënguar. Ketonet e mbrojnë trupin nga radikalet e lira, e me këtë rast zvogëlohen shenjat e plakjes.





