DURRËS, 4 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se situata e reshjeve në Durrës dhe Shijak është normale, nuk ka problem, hidrovorët janë në gjendje pune. Ndërsa në rrethin e Krujës boshti rrugor Qafështamë-Burrel është i bllokuar nga bora dhe akulli dhe se kalimi është i mundur vetëm me zinxhirë.

Kurse drejtoria ekzekutive e shoqërisë publike Hekurudha Shqiptare sha bën të ditur se trenat qarkullojnë normalisht në linjat e veriut, të Shqipërisë së Mesme deri në Kashar dhe Elbasan dhe në të jugut deri në Fier. Ka probleme me rrëshqitjen e gurëve në hekurudhën malore Elbasan-Librazhd-Përrenjas-Guri i Kuq, kurse linja Fier-Vlorë është e përmbytur dhe e bllokuar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/