DURRËS, 4 shkurt 2015 –  Prefekti i qarkut Durrës-Krujë Rolant Xhelilaj bën mbledhje me drejtues të institucioneve publike për probleme me ndjeshmëri të lartë sociale, por nuk njoftohen mediet.

Të mërkurën, më 4 shkurt 2015, Prefekti i Qarkut Durrës-Krujë Rolant Xhelilaj mblodhi Shtabin e Emergjencave të Qarkut Durrës. Sektori i zjarrfikëses, drejtoria rajonale e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, Bordi i Kullimit, Ujësjellës-Kanalizimet Durrës sha, drejtoria e Policisë së Shtetit të qarkut, Autoriteti Portual Durrës, drejtoria arsimore rajonale raportuan gatishmëri maksimale për përballimin e situatës. Gjithashtu komunikohet vazhdimisht dhe shtabet e emergjencave të njësive të qeverisjes vendore për monitorimin e situatës.

Kurse të martën, më 3 shkurt 2015, Prefekti i Qarkut Rolant Xhelilaj organizoi takim për transportin e udhëtarëve brenda juridiksionit të tij, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, Policisë Rrugore, Këshillit Qarkut, Shoqatave të Transportit Udhëtarëve, Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave, Bashkisë Durrës. Në këtë takim u trajtua zbatimi i ligjshmërisë në transportin e udhëtarëve ku kërkohet konkurrencë të ndershme dhe mënjanimin e transporteve të palicencuara. Në mbyllje u lanë detyra për bashkëpunim më të mirë ndërmjet institucioneve, për kontrolle të programuara, etj.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/