DURRËS, 4 shkurt 2015 – Dy të moshuar janë grabitur nga një person i armatosur në banesën e tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, më 2 shkurt 2015, në fshatin Gjuricaj të komunës së Ishmit. Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se rreth orës 21:00, një person i paidentifikuar dhe maskuar është futur në banesën e tyre. Nën kërcënimin e pistoletës, ai u ka kërkuar të moshuarve paratë, por ata i kanë thënë se nuk kishin.
Si pasojë e kësaj, autori i krimit ka ushtruar dhunë mbi 75-vjeçarin S. Xh, dhe bashkëshorten H. Xh, 63 vjeçe. Çifti ka dorëzuar shumën prej 700 mijë lekësh. Përveç parave, grabitësi i mori edhe një armë gjahu çifte. Pas largimit të autorit të krimit, të dëmtuarit njoftuan policinë. Kjo e fundit mori në pyetje pronarët e banesës dhe Pas denoncimit policia nisi punën për identifikimin dhe arrestimin e grabitësit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





