4 shkurt 2015 – Viktor Gjoka lindur në Lezhë, më 1987 dhe banues në Torino u arrestua nga policia italiane me 2,5 Kg. kokainë të pastër. Viktori po udhëtonte me makinë së bashku me një shtetas rumun, kur ndalua nga policia rrugore italiane në Autostradën Paicenca-Torino.
Policia kishte pasur informacion paraprak për dy korrierët e kokainës, prandaj dhe i kishte mbajtur nën mbikqyrje gjatë gjithë udhëtimit. Gjatë kontrollit të makinës, poshtë sediljes së prapme u gjetën 2,5 kg kokainë. Viktori dhe “kolegu” i tij rumun u arrestuan në kushtet e flagrancës. Pas arrestimit, ata u dërguan në Burgun e Kuarto dastit (Quarto d’Asti).
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





