3 shkurt 2015 –  Rreth orës 20:30 të së djelës 1 shkurt 2015, tre hajdutë shqiptarë me një fuoristradë të vjedhur  tentuan të shtypnin karabinierët e një postblloku.

Banda, sapo kishte vjedhur një vilë  afër Ankonës në zonën e quajtur Torrette di Ancona. Dy karabinerë të postbllokut hapën zjarr me pistoleta. Nga njëra pistoletë u qëllua 4 herë dhe nga tjetra një herë. Hajdutët braktisën fuoristradën rreth 300 metra larg postbllokut. Gjithahtu, ata braktisën dhe shokun e tyre të plagosur rëndë në kokë. I plagosuri shqiptar, rreth të tridhjetave është shtruar në Spitalin e Ankonës. Mjekët konstutan vdekje të trurit, që në mëngjesin e së hënës 2 shkurt 2015.

Tashmë, ai mbahet gjallë vetëm nga aparaturat, por dëmtimet në tru janë të pakthyeshme. Familja e hajdutit banon në zonën e Senigallias, 30 km larg Ankonës.

Vëllai i hajdutit të plagosur erdhi nga Torino dhe bëri njohjen e të plagosurit në spital. Mjekët kërkojnë autorizim nga familjarët për t’i hequr aparaturën, që e mban gjallë trupin e të plagosurit. Karabinieria italiane për arsye hetimore ende nuk ka bërë publik emrin e të palgosurit.

/gj.th.agjencia e lajmeve"Dyrrah"/