- Është një kohë, kur ndoshta i ke të gjitha në mendje: ndërrimi i pelenave, biberonëve dhe gjërave të ndryshme rreth foshnjës, dhe me të vërtetë seksi nuk është më në plan të parë. Megjithatë, seksi është pjesë përbërëse e çdo lidhjeje, ndaj nuk duhet shmangur. Vetëm ki kujdes! Ndoshta do të jesh e frikësuar në fillim dhe do të mundohesh që këtë gjë ta fshehësh me arsyetimin për mungesë kohe, por kjo nuk do të të zgjasë përgjithmonë.
3 shkurt 2015 – Komuniko me partnerin!
Baza e rifillimit të marrëdhënieve seksuale është komunikimi. Flisni me partnerin për frikën që ndjen dhe për momentin kaotik, për mungesën e kohës së lirë, për atë se “çfarë do të ishte sikur…”
Shko në krevat më herët!
Tashmë duhet të dish se koha jote më e vyer është ajo në momentin që foshnja fle. Pajtohu me faktin që me lindjen e foshnjës çdo gjë ka ndryshuar, madje edhe jeta seksuale. Qëndroni të gatshëm të ndryshoni kohën dhe mënyrën e marrëdhënieve.
Mos u lidh me rutinën e vjetër!
Momenti për të qenë bashkë me bashkëshortin është kudo dhe në çdo kohë. Sapo fëmija të flejë, shfrytëzo divanin, kuzhinën, banjën, vaskën me ujë të ngrohtë. Çdo moment i ri është i mirëpritur në jetën tuaj seksuale. Kur foshnja të flejë, hapeni një shishe verë, zvogëloni dritën e dhomës, lëshoni muzikë të lehtë dhe lejoni atmosferën t’ju marrë.
Ikni nga shtëpia për disa orë!
Nëse mund të përkujdeset dikush për foshnjën për një orë apo dy, ikni nga shtëpia me partnerin në ndonjë vend të qetë. Shumë prindër kanë marrëdhënie seksuale edhe gjatë kohës kur foshnja fle, në po të njëjtën dhomë. Nëse e vëreni që koha kalon dhe jeta juaj seksuale ende është një rrëmujë, flisni me partnerin. Ndoshta edhe ai e ka po të njëjtën frikë si ju.





