3 shkurt 2015 –  Kur Superliga shqiptare vlon nga skandali i trukimit të ndeshjeve, vjen edhe një bombë nga Suedia. Është futbollisti kosovar Liridon Leci, i cili lëshon disa akuza të forta rreth trukimeve në futboll dhe ku nuk harron të përmendë as emrin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Gjithçka rrëfehet në një video të publikuar nga portali më i madh sportiv në Suedi, "fotbollskanalen.se".

"Njerëzit në Shqipëri më mbështesin shumë. Unë kam pasaportë shqiptare vetëm pasi trukoj ndeshje. Ma ka dhënë Armand Duka", shprehet Leci.

"Unë kam njerëzit e mi futbollistë që e kanë bërë këtë gjë mbi 13 herë dhe nuk kanë dështuar kurrë. Nga 20 ndeshje, 3 janë të trukuara. Për të blerë ndeshjen duhen të paktën 50 mijë euro për person", rrëfen ndër të tjera Liridon Leci.

https://www.youtube.com/watch?v=cqUhvCRh77Y