1 shkurt 2015 – Është sërish Novak Djokovic fituesi i Australian Open. Tenisti serb, numri 1 në botë, ka fituar për herë të pestë në karrierë Grand Slam-in që zhvillohet në Melburn duke mundur në finale britanikun Andy Murray në katër sete (7-6, 6-7, 6-3, dhe 6-0). Djokovic kishte fituar më parë në Australi në vitet 2008, 2011, 2012 dhe 2013. I sivjetmi është Grand Slam-i i tetë i fituar në karrierë për numrin 1 të tenisit të meshkujve. Nga ana e tij, Andy Murray bëri shumë gabime në momentet përcaktuese të ndeshjes duke humbur një tjetër finale.
Finalja nuk do të hyjë në histori si një nga më spektakolaret. Djokovic dhe Murray zhvilluan një ndeshje me intensitet, por me shumë pak gjuajtje emocionuese.





