1 shkurt 2015 – Armando Vajushi është një futbollist i skuadrës italiane Chievo Verona.
Sulmuesi shkodran ka lënë Litex Lovech për t’u transferuar në Serie A.
23-vjeçari ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka firmosur një kontratë me ekipin veronez. Pas Andi Lilës që u transferua te Parma, Vajushi bëhet shqiptari i dytë që transferohet këtë janar në Itali. Vajushi tashmë i bashkohet shqiptarëve të tjerë të Serie A: Lila, Berisha, Strakosha, Cana, Basha dhe Hysaj.





