1 shkurt 2015 –  Skuderia Red Bull prezantoi në pistën spanjolle të Jerez njëvendëshen e sezonit të ri të Formula 1. Ajo që bie më shumë në sy në dizanjin e ri të makinës austriake janë ngjyrat bardh e zi, që të japin përshtypjen e një zebre.

Madje në Itali nuk kanë hezituar ta quajnë edhe "Juventus i F1". Pilotët e këtij sezoni për Red Bull do të jenë Daniel Ricciardo dhe Daniil Kvyat, ndërsa makina ka marrë emrin RB11.