1 shkurt 2015 – Ljubjan Ruhani, 33 vjeç, për shkak të precedentëve penalë me vendim gjykate si i mbikqyrur special ishte vendosur me banim të detyruar në qytezën siciliane të Xhelas (Gela).
Ruhani nuk mund të hiqte dorë nga vesi i vjedhjes. Ai duke gdhirë data 28 janar 2015 vodhi bibliotekën e Bashkisë së Xhelës. Normalisht nuk vodhi libra, por një lap-top, një videokamerë, një sobë elektrike dhe një play station Sony. Më pas, publikoi një reklamë në internet dhe i vuri në shitje këto sende, me çmime shumë të arsyeshme, që varionin nga 50-200 euro. Pikërisht ky lajmërim u tërhoqi vëmendjen karabinierëve, që e mbanin nën mbikqyrje të vazhdueshme. Ata ushtruan kontroll në banesën e Ruhanit, ku gjetën edhe sendet e vjedhura në bibliotekë. Karabinierët e prangosën ndër të tjera për shkelje të statusit të të mbikqyrurit special.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





