·        “Xhapen” mbi 1 milion lekë në Plazh, nuk dihet autori

DURRËS, 31 janar 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë bën të ditur se më Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë bën të ditur se më 29 janar 2015, ora 10.30, u arrestua në flagrancë Yll Loka, 30 vjeç,  banues në Fushë-Krujë. Organet e rendit thanë se po punohet për kapjen e 26-vjeçarit G. L., banues në Fushë-Krujë. Si i prangosuri ashtu dhe i kërkuari, në bashkëpunim me njëri tjetrin, gjatë natës, në lagjen “Magaze”, Fushë-Krujë, kanë vjedhur banesën e shtetases N. T., 36 vjeçe, ku kanë marrë 1 pompë spërkatëse dhe 40 kg limona, të cilat u sekuestruan.

Po të enjten, më 29 janar 2015, ora 11.30, në lagjen nr. 13 (Plazh), është konstatuar vjedhja e banesës së 56-vjeçarit A. V., ku kanë marrë 1 005 000 lekë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/